– Koncert për ditën e Europës
Viti
2019 ka një simbolikë të veçantë për Shqipërinë dhe në vençanti për
Institucionet shqiptare, pasi lidhet me përpjekjet e vazhdueshme, të
intesifikuar së fundmi që kanë në fokus Integrimin dhe hapjen e Negociatave me
B.E. Një nga momentet më të përshtatshme për ta përcjellë këtë frymë ishte
organizimi i “Ditëve Europiane 2019”, në muajin Maj, në Tiranë dhe në qytete të
tjera të Shqipërisë. Ky event ruajti në thelb edhe simbolikën, vlerat dhe
filozofinë e konceptit të Unionit Europian.
Projekti
organizoi një sërë aktivitetesh që u përmbyllen me një spektakël madhështor në
Tiranë me datë 9 maj, Dita e Evropës në Amfiteatrin pranë Liqenit Artificial.
Ky event përmbyllës, realizoi një spektaklel me bazë historike. Një koncert i
unifikuar letrar-muzikor-historik, me imazhe reale filmike e simbolike, u
realizua në bashkëpunim me një grup profesionistësh në nivel të lartë kombëtar
e me eksperiencë.