–
Ekspozita e fotografit francez Michel Setboun të para viteve 90
nën titullin „Kronik ne Dropull“
Për
herë të parë u zhvillua në Dropull në datat 7 gusht – 20 gusht projekti
kulturor “Kronikë në Dropull”, i cili solli një frymë të re nga ajo e projekteve
dhe aktiviteteve kulturore që zhvillohen çdo vit në këtë krahinë. Ky projekt i ndërmarrë nga Shoqata Ura
dhe Eleana Zhako ishte një realizim i vecantë. Aktivtiteti i datës 7 gusht,
i cili përbën dhe aktivitetin qendror të
projektit startoi me çeljen e
ekspozitës fotografike të fotografit të njohur francez Michel Setboun me
prezencën e vetë fotografit në Qendrën e Kulturës së Dervicianit në orën 19:00.
Pjesëmarrja ishte e lartë. Ekspozita “Kronikë në Dropull” kishte një seri të
pasur fotografish të Setboun nga krahina e Dropullit dhe nga qyteti i
Gjirokastrës gjatë periudhës së komunizmit dhe më pas. Një vend të veçantë zunë fotografitë nga kishat e
rrënuara të Dropullit dhe nga periudha e
rihapjes së tyre.