Katër
femra, katër artiste, katër zëra fantastikë, katër yje të skenës shqiptare që u
bënë bashkë për ‘DIVA Show’. Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa
Kokëdhima u ngjitën në skenë për t’i rikthyer publikut emocionet e papërshkrueshme
të këngëve më të bukura ndër vite. Kombinimi perfekt i katër zërave potent,
sigurisht që mbushi sallën e Pallatit të Kongreseve.