–100 vjetori i Kongresit të Lushnjes “Shqipëria je ti“. Qyteti i Lushnjes, me rastin e 100 vjetorit të Kongreseve të këtij qyteti deshironte të kujtonte kontributin e qindra dhe mijera atdhetarëve, ata që janë shkruajtur në librat e historisë, por edhe ata që kan ngelur anonim. Pasardhësit e tyre janë ata që vazhdojne të kontribojnë edhe sot për një Shqiperi më të mire. Në kuadër të këtij 100 vjetori u organizuan disa ndërhyrje artistike në qytet në mënyre që ti jepej rëndësia përkatëse 100 vjetorit. Ndër këto mund të përmenden: Instalacion i përhershëm me firmat e nënshkruesëve të Kongresit me neon në fasadën e “Shtëpisë Muzeale”; Koloni artistësh të cilët pikturojnë portrete të protagonistave të Kongreseve të Lushnjes; Riaktivizim i hapësirave të Shtëpisë Muzeale
nëpermjet aktorëve që inskenojnë; CityLight me protagonistët e Kongresit; Mural dedikuar Kongresit të Lushnjes në sheshin qendror te qytetit pikturuar gjatë ditëve të festivalit si performans tërheqëse për publikun etj. Qyteti i Lushnjes mori pamje tjetër nga festimet e 100 vjetorit.