When we seek to discover
the best in others, we somehow
bring out the best in ourselves.
Every great advance in
science has issued from a
new audacity of
imagination.
As a small
businessperson, you have
no greater leverage than
the truth.
We design with balance and reserve.
Each elements necessary, none of
them to excess. Our designs are always
thougtful, useful, and interactive.
Tell us what you're after. We can help you
figure that out if you're not sure. This isn't our
first trip up the mountain.
 
Perfect for blogging, portfolios, events, travel,
and whatever you're thinking right now
 
 

Connext
Një agjensi marketingu
dhe komunikimi që ofron
zgjidhje profesionale
për një gamë të gjerë institucionesh, kompanish
dhe biznesesh.

slide 3
slide 4
slide 2
slide 3
slide 4

Connext ofron produkte dhe shërbime cilësore marketingu dhe komunikimi.

Fokusi i Connext është t’u shërbej klientëve duke ndërthurur talentin dhe eksperiencën për të garantuar një shpagim të suksesshëm të investimit të tyre në marketing.


+  Me shume

Connext koordinon Departamente të ndryshme për të
ofruar eksperiencën
one-stop-shopping.

Connext ju ndihmon të kuptoni potencialin tuaj duke identifikuar dhe shfrytëzuar mundësitë e tregut nëpërmjet planifikimeve strategjike dhe analizave rigoroze. Connext përdor eksperiencën dhe talentin për të krijuar dhe zbatuar strategji që synojnë të nxisin ndryshimin e sjelljes së konsumatorit.


+  Me shume
 

Për të diskutuar mbi metodat e rritjes së biznesit tuaj.

Kontaktoni



 
 
 

Fokusi Strategjik


Gjatë përpjekjeve tona për të arritur objektivat dhe për të realizuar vizionin, Connext do të fokuset në:


Ndërtimin e Brand-it tonë
Është shumë e rëndësishme për ne të rrisim njohjen e Connext, të forcojmë emrin e brandit dhe të ndërtojmë një brand të njohur gjerësisht dhe pozitivisht në treg.
Rritja e Biznesit
Ne synojmë rritjen e biznesit tonë në dy mënyra. E para, ne synojmë të hapim një degë të re në FYROM. E dyta, ne përpiqemi të zgjerojmë gamën e shërbimeve dhe produkteve tona. Ne synojmë rritjen, por gjithmonë duke u fokusuar te cilësia.
Shfrytëzimi i Fuqisë së Teknologjisë
Ne synojmë të përdorim gjithmonë pajisje të teknologjisë së fundit që thjeshtojnë proçesin e punës dhe garantojnë cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të ofruara.


Nxitja e Zhvillimit të Punonjësve
Ne i besojmë përkushtimit të punonjësve tanë dhe përkushtimit për të zbatuar filozofinë e të punuarit në Connext. Ne gjithashtu besojmë në aftësitë për tu zhvilluar profesionalisht dhe në rezultatet pozitive të trajnimeve të ndryshme. Ne përkushtohemi në rritjen dhe zhvillimin e punonjësve tanë.
Forcimi i Ambjentit të Punës
Është shumë e rëndësishme të theksojmë rëndësinë e kulturës së kompanisë sonë. Pa asnjë dyshim ne dëshirojmë të ndërtojmë një ambjent mbështetës pune duke aplikuar teknika të suksesshme motivimi dhe shpërblimi.
Të Jemi Zgjedhja e Parë
Ne besojmë se duke kombinuar përkushtimin tonë për cilësinë, fokusin në arritjen e kënaqësisë së klientit dhe strategjinë për trajnimin dhe motivimin e punonjësve, do të jemi konkurues në rang rajoni.

 
 

Misioni & Vizioni


Misioni
Të ofrojmë shërbime krijuese dhe cilësore marketingu e komunikimi të cilat synojnë të garantojnë sukses dhe rritje për partnerët tanë të biznesit që kanë nevoja marketingu.
Vizioni
Të jemi një partner i padiskutueshëm bizneset dhe kompania e zgjedhjes së parë për shërbime dhe produkte marketingu e komunikimi në rajon.

 
 

Filozofia


Ne besojmë në krijimin e një bashkëpunimi të ngushtë me klientët tanë. Nëpërmjet një komunikimi korrekt dhe interaktiv në nivel intelektual dhe emocional me ta, ne arrijmë të mbledhim informacionin e duhur për të zhvilluar projekte të cilat synojnë realizimin e objektivave të tyre. Ne jemi fleksibël dhe u përshtatemi nevojave të klientëve tanë. Si një kompani që ofron paketën e plotë të shërbimeve dhe produkteve të marketingut dhe komunikimit, ne e theksojmë rëndësinë e cilësisë. Kjo, duke bërë të pamundurën për të siguruar kënaqësinë e klientit nëpërmjet feedback-ut në kohë reale, komunikimit efektiv dhe kthimit të shpejtë të investimit. Për ne, çdo projekt është një mundësi e shkëlqyer për të gjetur zgjidhje të suksesshme duke u bazuar në specifikat e veçanta të çdo klienti apo pune. Çdo proçes i punës sonë, prej dizajnimit të materialeve deri te ndërtimi i strategjive shërben për të përkthyer mesazhin, identitetin dhe qëllimin në një gjuhë të kuptueshme për klientët e tyre.

 
 

Metodologjia Jonë


Ne dëgjojmë
Kur ne nisim të punojmë me një projekt, ne mbledhim dhe përpunojmë informacion të saktë rreth kompanisë, produkteve dhe shërbimeve të saj për të kuptuar situatën e vërtetë.
Ne mendojmë
Duke punuar së bashku me klientin tonë, ne identifikojmë vlerën e brand-it tuaj, mesazhet unike të marketingut dhe target-in e përcaktuar.
Ne zgjidhim
Skuadra jonë do të mendoj për një zgjidhje të duhur për sfidat tuaja në marketing dhe do të paraqes konceptet e sugjeruara nëpërmjet një prezantimi oral & visual.

Ne krijojmë
Dizajnerat tanë do të krijojnë dizajne dhe fushata vizive të përshtatshme dhe interesante, të cilat do të mbështesin drejtimin e aprovuar kreativ prej Departamentit të Marketingut, i cili krijon konceptin bazë.
Ne ndërlidhemi
Ne prodhojmë dhe përcjellim punë të një cilësie të lartë, brenda afateve kohore të paracaktuara dhe të përshtatura sipas buxhetit që na vihet ne dispozicion, për të garantuar suksesin e komunikimeve tuaja në fushën e marketingut.

 
 

Sherbime


Reklamimi   Krijimi dhe implementimi i fushatave inovative dhe të veçanta të reklamimit dhe menaxhimi i tyre në kanalet mediatike.
Planifikimi Strategjik dhe Studimi i Tregut   Duke bazuar punën dhe rekomandimet tona në faktet e tregut dhe të marketingut, ne zhvillojmë planifikimin strategjik i cili kombinohet me vizionin dhe target-in e kompanisë.
Zhvillimi i Brand-it   Formimi, përmirësimi dhe zhvillimi i emrit të brandit dhe të imazhit të kompanisë me qëlllimin final të krijimit të një reputacioni të mirë.
Planifikimi I Media-s & Blerja e Kohës Mediatike
Planifikimi, organizimi dhe blerja e kohës mediatike për reklamimin e kompanisë suaj dhe strukturimi në mënyrë profesionale i një plani i cili lejon përdorimin efektiv të burimeve dhe krijon një impakt më të madh te targeti i përcaktuar. Implementimi i një media-plani efektiv të ndërlidhur me mesazhin e fushatës së konceptuar.
Zhvillimi Kreativ   Përpjekja për të garantuar një set mesazhesh, dizajnesh dhe elementësh të tjerë efektivë për të lënë përshtypjet e duhura te targeti i përcaktuar.
Dizajni Grafik  Krijimi i identitetit vizual mbresëlënës për produkte marketingu apo promocione me qëllim që të informojnë dhe të frymëzojnë.
Printime   Përdorimi i teknologjive të fundit për printime librash, broshurat, flyer-ësh, katalogësh, etj, duke theksuar cilësinë dhe duke aplikuar teknika ekologjike printimi.

Menaxhim Eventesh   Krijimi dhe organizimi i një pakete të plotë shërbimesh të nevojshme për krijimin e një eventi me garancinë që pavarësisht qëllimit të organizimit të eventit apo përmasave të tij, të realizohet një event i suksesshëm.
Krijim & Mirëmbajtje Web-i   Ofrojmë këtë shërbim si pjesë kyçe e reklamimit duke dizajnuar një portal online të mirë-ndërtuar dhe duke e mirëmbajtur në mënyrë profesionale. Garantojmë një punë të kënaqshme të ndërtuar nga dizajnerat tanë të krijues dhe me përvojë.
Produkte Promocionale   Të ofrojmë materiale dhe dhurata promocionale të personalizuara të cilat mund të përdoren si mjet marketingu edhe si një mënyrë efektive për të fituar besnikërinë e klientit.
Prodhimi i Video-ve   Të krijojmë video korporatash të cilësisë së lartë dhe të prezantime të cilat theksojnë qartësinë dhe mprehtësinë e pjesëve vizuale të cilat kanë për qëllim transmetimin e mesazheve specifike për targetin e përcaktuar.
PR   Përpunimi i formave dhe mënyrave të komunikimit dhe përshtatja e tyre në varësi të tipit të produtktit për të ofruar shërbime të shkëlqyera për Marrdhënien me Publikun.
Sms & E-mail Marketing   Krijimi i marketingut të drejtpërdrejtë duke filtruar një databazë të gjerë të kontakteve personale apo të biznesit (postë elektronike & numra personal) tek të cilat ne dërgojmë mesazhe të përshtatura drejtuar targetit të përcaktuar.

 
 

Faktorët e Suksesit


Cilësia
Ne e masim punën tonë sipas cilësisë dhe jo sasisë. Është tepër e rëndësishme për ne të arrijmë dhe madje të tejkalojmë standardet e paracaktuara të cilësisë dhe të përçojmë pasionin tonë për cilësinë e lartë të shërbimeve dhe produkteve që ofrojmë. Ne eksplorojmë ide krijuese dhe zgjidhje gjithpërfshirëse marketingu të cilat synojnë të kënaqin standardet e paracaktuara të cilësisë.
Përkushtimi
Ne jemi të përkushtuar të arrijmë dhe tejkalojmë pritshmëritë e klientëve tanë duke u angazhuar me pasion, përpjekje dhe përvojë për të plotësuar nevojat dhe dëshirat e klientit.
Pasion
Puna jonë shoqërohet nga pasioni ynë për marketingun, krijimtarinë dhe risinë. Duke kombinuar pasionin me aftësitë dhe eksperiencën tonë, ne ofrojmë shërbime dhe produkte cilësore. Ne e duam punën tonë dhe e duam faktin që klientët mbeten të kënaqur.
Integritet
Ne besojmë në nevojshmërinë e ndjekjes së standardeve të etikës gjatë punës sonë. Ne gjithashtu besojmë në faktin që baza e partnershipit tonë me klientët tanë përbëhet prej transparencës dhe besimit reciprok.

Kreativiteti
Ne besojmë fuqimisht se sekreti i suksesit të një fushate bazohet në veçantinë dhe kreativitetin e saj. Ne besojmë në konceptet inteligjente dhe të fuqishme të cilat na ndihmojnë të pozicionojmë çdo fushatë të ndërtuar si të suksesshme duke ofruar dizajne tërheqëse dhe profesionale të konceptuara sipas kërkesave dhe nevojave të klientit.
Informacioni
Ne mendojmë se informacioni i përditësuar në mënyrë të vazhdueshme dhe kontakti i qëndrueshëm me risitë e tregut dhe zhvillimet e biznesit përbëjnë një faktor të rëndësishëm suksesi. Ne përpiqemi të jemi të pajisur gjithmonë me informacion të saktë në lidhje me mjetet moderne dhe zgjidhjet e marketingut.
Njerëzit
Ne besojmë se asset-i kryesor i kompanisë sonë janë njerëzit. Ne kemi një skuadër profesionistësh të aftë dhe të apasionuar pas punës së tyre të cillët ofrojnë ide dhe punë krijuese. Për këtë arsye,ne ndjekim strategji që synojnë të zhvillojnë dhe rrisin profesionalisht të gjithë punonjësit dhe sisteme strategjike shpërblimi që i motivojnë ata.

 
 

Përse Ne


Të fokusuar në rezultatet
Ne e kuptojmë biznesin dhe garantojmë që ajo që ofrojmë synon të përmirësoj brand-in dhe reputacionin tuaj, ose të rris shitjet apo fitimet. Rezultatet pozitive janë përftimet e punës sonë.
Të lakueshëm
Ne jemi të lakueshëm, sidomos me klientët besnik. Lakueshmëria mund të jetë e bazuar sipas projektit apo sipas buxhetit, në varësi të nevojave të klientit.
Efektiv Në Kosto
Ne ofrojmë shërbime dhe produkte cilësore me çmime të arsyeshme dhe konkurruese.
Bashkëpunim
Ne punojmë ngushtë me klientët tanë duke synuar të kuptojmë nevojat, shijet dhe dëshirat e tyre specifike. Ne i bëjmë të jenë pjesë e projektit tonë duke i përditësuar me zhvillimin e projektit specifik.

 
 

Apliko per pune


 

Ne kombinojmë karakteristikat dalluese dhe mundësitë e tregut për të rritur dhe zgjeruar biznesin tonë në rajon.

Themeluar në vitin2009, rritja jonë bazohet në shërbimet cilësore të marketingut, në dizajnin kreativ dhe në ekspertizën e padiskutueshme në këtë fushë. Suksesi dhe koncepti i biznesit, u kombinuan me eksperiencën e përftuar në tregun shqiptar për të themeluar Connext Prishtinën, në vitin 2010.

 

 
Fokusi Strategjik

 
Misioni &
Vizioni

 
Filozofia

 
Metoda Jonë

 
Shërbime

 
Faktorët e
Suksesit

 
Përse Ne

 
Apliko per
Pune

 

BACK
profile thumb

 


 

  •  
  •  
 

Klodian Makashi


CEO

  • +355672079391

Klodiani është një vizionar.
Klodiani është përfaqësuesi I Connext, lideri, motivuesi, frymëzuesi. Ai qëndron gjithmonë në krye të risive dhe trendeve të industrisë nëpërmjet leximit të regullt, pjesëmarrjes nëpër konferenca dhe bashkëpunimeve për të garantuar që drejtimi dhe vizioni I kompanisë të jenë gjithmonë në udhën e duhur.
Ai është një lider I suksesshëm, një inovator dhe vizionar. Meqënëse ka patur eksperiencë në pothuajse çdo fushë të mundshme profesionale, prej prodhimit në marketing, di gjithçka rreth çdo proçesi dhe njeh vlerën dhe kontekstin historik të çdo pozicioni në Connext. Suksesi I tij I kushtohet aftësive të tij të shkëlqyera komunikuese që e kanë ndihmuar përgjatë 10 viteve të tij eksperiencë në botën shqiptare të biznesit.

Uarda Vasili


COO

  • +355672047800

Uarda është e përkushtuar.
Një individ tepër i përkushtuar, ajo angazhohet për të shkëlqyer në të gjithë punët që kryen. Duke mbajtur pozicionin e Chef Operational Officer, Uarda jep shembullin e leadership-it efektiv duke qënë e aftë të këshilloj, të mbikqyr dhe të drejtoj individët apo grupet. Ajo është një bashkë-themeluese e kompanisë.
Uarda është një perfeksioniste dhe qëndron gjithmonë në gatishmëri me risitë dhe zhvillimet e tregut duke u përpjekur të ndërtoj aftësi të reja, duke ndjekur konferenca dhe trajnime, duke zhvilluar aftësië teknologjike dhe duke u angazhuar me aktivitete të zhvillimit profesional.

Dolora Bejte


CFO

  • +355672047803

Dolora ka integritet.
Dolora ka punuar si një Eksperte Financiare për mbi 10 vjet. Ajo gjithmonë përpiqet të ruaj integritetin e të dhënave financiare dhe të përmirësoj efikasitetin e punës së saj nëpërmjet përdorimit të sistemeve të sofikstikuara financiare duke kombinuar njohuritë e saj në fushën teknologjike dhe në fushën financiare.
Dolora mban qëndrim profesional në çështje specifike financiare dhe përkushtohet të përdor ekspertizën e saj për të zhvilluar strategji afatgjata financiare. Një ndër aftësitë e saj më të vyera është aftësia për të përshtatur mënyrën e komunikimit sipas ambjentit dhe sipas prioriteteve të çdo individi/pozicioni.

Levin Dikolli


Graphic Designer

  • +355695307714

Levini është krijues.
Ai është një shpirt i lirë dhe ka qënë pjesë e Connext që në vitin 2011. Ai ka përftuar një eksperiencë si Graphic Designer duke punuar në disa agjensi marketingu ndër vite.
Levini ka treguar që është një individ krijues dhe i përkushtuar. Ne kemi kuptuar se krijimtaria dhe talenti i tij i kanë rrënjët në pasionin e tij të fëmijërisë: pikturën. Aftësia e tij e shndërrimit të detyrave standarde në projekte argëtuese dhe krijuese e ka veçuar gjithmonë. Levini zotëron gjithashtu aftësi ndërpersonale të shkëlqyera të cilat i shfaq në raport me kolegët dhe klientët.Ai nuk është kurrë I përpiktë në orare, por është gjithmonë i shkëlyer në punën e tij.

Marsel Leka


Graphic Designer

  • +355696255702

Marseli është I talentuar.
Marseli është profesionisti më I ri I skuadrës sonë por gëzon një përvojë të gjatë profesionale, 5 vjeçare duke punuar si Graphic Designer, Web Designer dhe Web Developer. Karriera e tij profesionale nisi në Itali në vitin 2008. Marseli ka punuar me klientë të rëndësishëm dhe kompani të mëdha shqiptare dhe të huaja.
Ai ka një qasje interesante ndaj punëve dhe projekteve që i dorëzohen, duke kombinuar saktësinë profesionale me krijimtarinë personale. Projektet që Marseli merr përsipër reflektojnë profesionalizëm.

Liresa Qirici


Software Developer

  • +355676071994

Liresa është vëzhguese.
Liresa, Specialistja e IT, është një gjeni i botës hibernitike dhe ne kemi ngecur në ‘rrjetin’ e saj. Ajo është pjesë e skuadrës sonë qysh prej vitit 2011, duke na demonstruar vazhdimisht pasionin e saj për teknologjinë dhe përkushtimin ndaj punës.
Ajo mendon në mënyrë kritike rreh çështjeve kritike dhe është e besueshme dhe e përgjegjëshme.
Ambicja e saj për të përmirësuar vazhdimisht aftësitë profesionale është arsyeja e përkushtimit të saj ndaj studimit të përditshëm.

Arjel Trajani


HR Consultant

  • +355695599901

Arjeli është I komunikueshëm.
Me një aftësi të njohjes së thellë të natyrës njerëzore, një edukim në shkencat sociale dhe psikologjinë njerëzore, Arjeli është personi që garanton kryerjen e suksesshme te funksioneve të menaxhimit të burimeve njerëzore. Ai është përgjegjës për bashkëpunimin harmonik të departamenteve të kompanisë.Arjeli është Menaxher I Burimeve Njerëzore që në muajin Shtator të vitit 2011 dhe përgjegjësitë e tij rriten së bashku me kompaninë.
Arjeli ka punuar pranë disa organizatave të vogla jo-fitimprurëse në të njëjtin pozicion dhe është aktualisht Drejtor Ekzekutiv i një OJQ-je edukuese që punon me fëmijët, femrat dhe familjet në nevojë.




  • Të gjitha
  • BTL
  • Aktivitete
  • Sherbime Printimi
  • Design & Multimedia
  • Sherbime Dixhitale
  • Produkte Promocionale
  • Studim Tregu/Strategji/PR
 
 
PAS
1/10
PARA
 
 

Project Title


WEB DESIGN, PRINT

There are many variations of passages of Lorem Ipsum available, but the majority have suffered alteration in some form, by injected humour, or randomised words which don't look even slightly believable.

 
 
 
 



 




DPT - mTax & e-Pagesa from Connext Albania on Vimeo.
















FORD Focus from Connext Albania on Vimeo.






Open Season Himara May 2013 from Connext Albania on Vimeo.


Himara Opening Summer Season 2012 from Connext Albania on Vimeo.



















AVON from Connext Albania on Vimeo.







































Lordes Antialergjiku from Connext Albania on Vimeo.



Anzibel from Connext Albania on Vimeo.



Todis Lushnje from Connext Albania on Vimeo.



































Adresa Kompanise

  • ZYRA QENDRORE

    Rruga e Barrikadave, Nr. 127
    Tirane, Shqiperi
    TEL: +355 (042) 226 495
    tirane@connext.al

  • DEGA KOSOVE

    Rruga Fehmi Agani, 50/7, Kati 3-te
    Prishtine, Kosove
    TEL: +381 (038) 223 336
    prishtine@connext.al

KONTAKTE

 

Plotësoni formularin e kontaktit më poshtë që të merrni kontakt me ne!